Robertson: Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë, George Robertson, ka thënë se të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet.

Robertson këtë e tha gjatë një diskutimi të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit britanik për Ballkanin Perëndimor.

“Të jesh i ashpër me Serbinë shpërblehet. Njerëzit në këtë pjesë të botës e respektojnë forcën”, ka thënë Robertson

Këtu ndërhyri deputetja britanike njëherish udhëheqësja e Komisionit, Alicia Kearns.

”Nuk mund të mendoj një shembull ku në 4 vjetët e fundit kemi treguar forcë”, ka thënë ajo.

I ftuar ishte edhe ish-ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff.

Derisa Robertson ia ktheu: “Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”.

Back to top button