DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse

Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.
“Kjo pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp.
Kryediplomati rus kishte planifikuar një vizitë dyditëshe në Serbi, duke filluar nga e hëna.
Ai e cilësoi të pashembullt vendimin e tre fqinjëve të Serbisë që janë anëtare të NATO-s.
“E di se do të ketë shumë shpjegime, të cilat ne nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që kanë mohuar fluturimin do të thonë se kanë marrë një urdhër nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Ato ndërkaq do thonë se këto vende kanë vendosur vetë”, tha ai në një konferencë më gazetarë.
Zoti Price the se veprimi i tre vendeve ishte ishte një vendim sovran i vendeve sovrane dhe theksoi se ato janë vende të aleancës./VOA

Back to top button