Dashevci dhe Kërstiq : Nuk do të ketë luftë në Republikën e Kosovës

Eksperti i sigurisë Arbër Dashevci për RTV21 vlerësoi se Republika e Kosovës i ka të gjitha në aspektin e sigurisë i ka kapacitetet e plota për të vepruar në të gjithë vendin përfshirë edhe katër komunat veriore.
“Për me e qetësu vetën si qytetarë të Republikës së Kosovës, por edhe shikuesit në Republikën e Kosovës nuk do të ketë luftë, nuk ka luftë në Republikën e Kosovës sepse RKS ka kaluar luftën që 24 vjet dhe askush në Evropë dhe në botë nuk e urren luftën më shumë se ne , sepse ne kemi kaluar nëpër ferr. Prat ash është koha e stabilitetit dhe bisedave”, tha ai.
Ai shtoi se deklarat e Lordit Cameron, ministri të Mbrojtjes së Gjermanisë, dhe sekretarit të NATO-s, Stoltenberg e vërtetojnë se nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe se ata janë destinuar për paqe në vend.
E mendim të njëjtë ndau edhe analisti serb, Bratislav Kërstiq. Ai tha se nuk do të ketë luftë në Kosovë.
“Me plot fuqi po pajtohem me zotëri Arbërin se lufta nuk do të bëhet më në Kosovë. Boll kemi luftu . Në qoftëse edhe niset do të jetë diçka globale , gjeopolitika nuk e dijmë deri ku shkon , por unë do të thërras nënshtetasit e Republikës së Kosovës të rrijnë të shpija boll kemi luftu. Në atë mënyrë e kam këtë ndjenjë jam brenda komunitetit serb , më duket që nuk ekziston asnjë prej njerëzve të cilët janë duke e përgatitur vetin ose janë duke menduar për luftë. Kush do të luftojnë në Kosovë. “, tha ai për rtv21.
Ai shtoi se 16 vjet nga aspekti i sigurisë Kosova është shtet stabil, por sipas tij nga aspekti politik disa gjëra që ende sipas tij nuk dërgojnë në normalizim për pranim të dy shteteve nga njëra- tjetra.
“ Më duke t që edhe interesi kryesore i shtetit të Serbisë është me u kry këtë marrëveshjen, marrëdhënien me Kosovën./RTV21/21Media