Syla thotë se FSK-ja është në rrugë të mirë për blerjen e raketave Javelin

(Lajm i përditësuar)


Syla thotë se FSK-ja është në rrugë të mirë për blerjen e raketave Javelin

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla i tha RTV21 se FSK-ja është në rrugë të mirë për blerjen e raketave Javelin.

Ai tha se në këtë 16-vjetor FSK-ja është në fazë të ngritjes sipas standardeve të NATO-s.

“Në këtë zhvillim të përgjithshëm në këtë ditë të pavarësisë mund të them se faza e pajisjeve dhe gjithë atë që e karakterizon ushtrinë mund të themi se jemi në fazë të ngritjes dhe gjithashtu me buxhetin që ka ndarë qeveria kemi pas një fat në këtë pjesë dhe i kemi ato sisteme që i kemi siguruar të cilat i takojnë një ushtrie që ka pretendim mbrojtjen dhe vlerat e një populli ne asesi nuk kemi qëllim që të kemi armatim që ta sulmojmë dikë por vetëm që të mbrohemi dhe ne duhet të punojmë edhe më shumë me partnerët tanë që të ngrisim kapacitetet në standarde të NATO-s. Ne falemnderojmë SHBA-në të cilët në kongres e kanë aprovuar edhe më tutje shkallën e zhvillimit që t’i kemi ato armë, të cilat vërtetë neve na nevojiten dhe i përshtaten doktrinës sonë në mbrojtje të vendit ne po shkojmë mirë në këtë fushë”, tha Syla tutje për RTV21.


Syla: Ushtarët mund ta shkëpusin kontratën kurdo që ata dëshirojnë

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka folur për RTV21 për trendin e ikjes së ushtarëve nga FSK-ja. Sipas tij FSK-ja është një ushtri profesionale dhe ushtarët mund ta shkëpusin kontratën kurdo që ata dëshirojnë por sipas tij ministria po punon në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve të tyre.

“Është e vërtetë që ka pasur dalje por duhet ta kuptoni që ushtria jonë është profesionale dhe ushtarët kanë një kontratë që mund ta shkëpusin kur të dojnë pra është një trend që po e përcjellë gjithë botën, një ushtar me dale është shqetesuese por ne mundohemi t’i plotësojmë kushtet dhe është një trend që po përballet bota dhe ne jemi të prekur nga kjo”, tha ai.


“Parakalim të FSK-së nuk ka sot, do të ketë në muajin mars”

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla i tha RTV21 se këtë vit Qeveria dhe Këshilli Organizativ nuk e ka paraparë parakalimin e FSK-së për shkak se i njëjti është bërë vitin e kaluar dhe meqenëse në muajin mars ka shumë aktivitete është vendosur që një parakalim të tillë të bëhet në atë muaj.

“Qeveria dhe këshilli organizativ nuk e ka parapa që të kemi një paradë të ushtrisë për shkak se e kishim vitin e kaluar ishte edhe vit jubilar për 15 vjetor dhe pasi që në muajin mars ka mjaft data dhe aktivitete një të tillë kanë vendosur që ta realizojmë në muajin mars, pra kjo ka qenë jo për çështje të organizimit por kështu e kanë para dhe gjithçka është në rregull”, tha Syla për RTV21./21Media

Back to top button