Dasma e dytë mbretërore vlerësohet se do t’i sjellë 500 milionë funte ekonomisë britanike

Harry dhe e fejuara e tij do të martohen të dielën, më 19 maj

Analistët parashikojnë se martesa mbretërore e vitit 2018 midis Princit Harry dhe Meghan Markle mund të vlejë së paku 500 milionë funte për ekonominë britanike.Harry dhe e fejuara e tij do të martohen të dielën, më 19 maj në kështjellën e Windsor.

Brand Valuation Consultancy, Brand Finance, parashikon se martesa do të prodhojë rreth 500 milionë funte.

“Ne mendojmë se përafërsisht 200 milionë funte do të vijnë nga turizmi, udhëtimet, hotelet. Rreth 150 milionë funte do të vijnë nga njerëzit që shpenzojnë për ahengje dhe kremtime. Rreth 100 milionë funte do të jenë reklama të lira për Britaninë e Madhe nëpër botë dhe 50 milionë funte do të vijnë nga njerëzit që blejnë bluza, kapela, gota dhe gjëra tjera përkujtuese për të kremtuar atë që do të jenë martesë shumë e popullarizuar” kryeshef ekzekutiv i kompanisë, David Haigh, i tha Reuters.

Në qytetin pitoresk të Windsor, vendësit dhe bizneset po shpresojnë se do të ketë lulëzim në turizëm nga ngjarja mbretërore.

Çifti tha se kanë zgjedhur që të martohen në Windsor, në perëndim të Londrës, ngase ai ishte “vend i veçantë për ta”, pasi që kanë kaluar kohë atje rregullisht qëkur janë takuar në korrim të vitit 2016 pasi që u njohën nga një mik i përbashkët.

Sipas Zyrës për Statistike Kombëtare, kur martesa e dukës dhe dukeshës së Kembrixhit u bë në prill të 2011 pati rritje prej 350,000 vizitorëve krahasuar me Britaninë e Madhe krahasuar me muajin e njëjtë një vit më parë.

The Harte and Garter, një hotel me 98 dhoma, gjendet kundruall kështjellës historike. Menaxhmenti i hotelit thotë se tashmë kanë filluar kërkesat nga turistët dhe mediet rreth martesës.

“Të gjithë banorët e Windsor janë shumë të ngazëllyer. Të gjithë po presim me padurim këtë. Do të ketë një përparim të madh në ekonomi, do të jetë e mrekullueshme që të shihen aq shumë njerëz për martesë dhe që të jemi nikoqir të vetë martesës” tha Andrew Lee, menaxher i hotelit.

Që nga fejesa e tyre mu para një muaji, artikujt me Harry dhe Meghan kanë zbukuar vitrinat e dyqaneve turistike të Windsor.

Kryetari i komunës, John Lenton, tha se është i kënaqur që çifti kanë zgjedhur që të martohen aty dhe se krejt qyteti është ngazëllyer.

“Ne po presim me padurim dhe shpresojmë se do të përmirësojë turizmin. Ne kemi 7.5 milionë turistë në vit në Windsor. Shpresojmë se kjo shifër do të rritet.”

Çifti do të martohet në kishën gotike St George që gjendet në oborrin e kështjellës Windsor, që ka qenë vendi i banimit të mbretërve dhe mbretëreshave britanike për pothuajse 1,000 vite./21Media

 

Back to top button