Dasmë e pushkë me sabah në Suharekë, intervenon Policia

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Suharekë.
Më datë 02.11.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ku njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar dy të dyshuar, të cilët kanë pranuar se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arma, pushkë gjuetie, është verifikuar dhe ishte me leje valide.
“Me konsultim të prokurorit nuk është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button