Dasmori që e kalli përnjëmend dasmën

1 min read

Fishekzjarret janë pjesë e zakonshme e festimeve të dasmave në mbarë globin.

Ndonjëherë loja me fishekzjarre mund të çojë në aksidente. E këtë e dëshmon më së miri një video e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Në video shihet se si një mysafir i dehur në një dasmë po vallëzonte duke mbajtur në duar mjete piroteknike që për një moment shkaktuan zjarr.

Video fillimisht u publikuanë TikTok, më vonë u shpërnda në Twitter ku deri më tani ka mbledhur mbi 13 milionë shikime./21Media