Data e zgjedhjeve mbetet 17 tetori

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit të sotëm me partitë politike, tha se mënyra e vetme për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale është pajtimi i partive në pushtet dhe atyre në opozitë, por tha që meqenëse nuk ka pajtim me subjekteve politike, data e zgjedhjeve mbetet siç është.
Presidentja tha se shtyrja e zgjedhjeve do të ishte jo më shumë se dy muaj, por sipas saj, kjo do të ishte ndihmesë për profesionistët shëndetësorë, në luftën me pandemi.
Ndër të tjera, Osmani tha se janë pajtuar me shumicën e partive politike që nëse ka rritje të madhe të infeksioneve të ulen dhe të bisedojnë prapë për datën e zgjedhjeve./21Media

Back to top button