Datat dhe ora e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Botës

Përballja e sotme mes Anglisë dhe Francës ishte e fundit në kuadër të fazës çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Franca e eliminoi Anglinë duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, dhe duke e siguruar biletën e fundit drejt gjysmëfinales së këtij Botërori.
Me këtë fitore, francezët tani i bashkohen Kroacisë, Argjentinës dhe Marokut në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.
Kroacia do të përballet me Argjentinën, kurse Franca zhvillon ndeshje kundër Kombëtares së Marokut, e cila e eliminoi sot Portugalinë me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo mes Argjentinës dhe Kroacisë, ku të dy këto kombëtare do të përballen në stadiumin “Lusail Iconic” më datën 13 të këtij muaji me fillim nga ora 20:00.
Ndërkaq, gjysmëfinalja e dytë, ajo mes Francës dhe Marokut do të luhet një ditë më vonë në stadiumin “Al Bayt” me fillim nga ora 20:00.
Më poshtë mund ta gjeni programin e plotë të ndeshjeve gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
E mërkure (13 dhjetor): 20:00 Argjentina – Kroacia (Stadiumi Luisal Iconic).
E enjte (14 dhjetor): 20:00 Franca – Maroku (Stadiumi Al Bayt).

Back to top button