Sot në vend mot me shi

Sot, në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas njoftimit të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s.
“Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, instituti ka dalë edhe me një njoftim tjetër ku thuhej se reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut mund të ketë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës./21Media

Back to top button