Daut Haradinaj për Kurtin: Sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj kryt ndër ujë

Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj ka reaguar pas pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti jgatë seansës së sotme të Kuvendit ku ka thënë se Asociacioni mund të bëhet por janë gjashtë kushte që ndërlidhen me kushtetutshmërinë.
E për këtë Haadinaj ka thënë se është mirë që Kurti po reflekton, por ka pasur edhe një ironi për të.
“E pashë vendosmërinë e Kurtit për të satën herë dhe mirë që po reflekton, ama sa po e mbajke fjalën ky, unë e mbaj krytë ndër ujë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se
Asociacioni i komunave, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.
“Asociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi – Daciq, si mekanizëm i tillë mund të konsiderohet nga Republika e Kosoves me këto kushte:”
1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,
2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,
3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,
4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,
5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,
6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian./21Media

Back to top button