United thyen heshtjen pasi Greenwood lirohet nga akuzat për përdhunim dhe sulm

Manchester United ka thënë se do të kryej procesin e tij përpara se të vendos për veprimin e ardhshëm të klubit, pasi akuzat kundër sulmuesit Mason Greenwood u hoqën.
Akuzat për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe një akuzë për sulm që shkaktoi lëndime trupore kundër një 21-vjeçareje anglez u hoqën sot, një vit pasi ai u arrestua, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, United tani ka reaguar pas lirimit nga akuzat të Greenwood.
“Manchester United vë në dukje vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës që të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr. Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”, shkruante në deklaratën e United.
Greenwood mbetet në listën e skuadrës së United, që nënkupton se ai mund ta rifillojë karrierën si futbollist, dhe është ende i pranishëm në faqen e skuadrës së parë në faqen zyrtare të United.
Fjalët e para të Greenwood pasi lirohet nga akuzat për përdhunim
Sot u bë e ditur nga Greater Police of Manchester që lojtari anglez, Mason Greenwood është liruar nga akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë.
Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por këtë pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Gjykatës.
Për këtë situatë, i lumtur është shprehur Greenwood, i cili ka lëshuar një deklaratë zyrtare rreth rastit në fjalë.
“Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, tha Greenwood.
Akuzat me të cilat përballej Greenwood, nga nëntori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2021, të gjitha lidhen me të njëjtën grua, respektivisht partneren e tij.

Back to top button