De Bruyne shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Momentalisht është duke u zhvilluar super derbi mes Manchester City-t e Real Madrid-it, ndeshje kjo e vlefshme për takimin e parë të fazës së gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Pas afro 50 minutave lojë, rezultati tregon në favor të skuadrës së Guardiola-s, ku City është në epërsi prej 2:1 kundër Realit.
Mesfushori Kevin De Bruyne ishte ai i cili e ka zhbllokuar rezultatin i pari në ndeshje, duke kaluar City-n në epërsi prej 1:0 në minutën e 2’ të ndeshjes.
Në fakt, De Bruyne ka shkruar historinë sot në Ligën e Kampionëve me golin kundër Real-it, ku tani ylli belg ka shënuar golin më të shpejtë në histori të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Back to top button