De-eskalimi i situatës ne veri, temë kyçe Lajçakut dhe Osmanit në Vjenë

Përfaqësuesi  i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar  sot në Vjenë kreun e diplomacisë maqedonase, Bujar Osmanin.

Lajçak në Twitter ka njoftuar se me Osmanin ka pasur diskutim për përspektivën e BE-së dhe përpjekejt e Zyrës së OSBE-së në Maqedoninë e Veriut për të de-eskaluar situatën në veri të Kosovës.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se kanë folur  edhe për presidencën e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në gjatë 2023-ës dhe sfidat që organizata përballet dhe për të ardhmen e OSBE-së.

Diskutim i mire për përpjekjet përkatëse të BE-së dhe OSBE-së për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës me Bujar Osmani në Vjenë sot”, ka shkruar Lajcak./21Media

Back to top button