Kaloni te përmbajtja kryesore

De la Fuente për Yamal: Nuk kam parë kurrë një situatë të tillë, jam i shokuar

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka reaguar me habi dhe zhgënjim pas tërheqjes së papritur të Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares. Ylli i Barcelonës u largua nga skuadra për shkak të trajtimit mjekësor, siç konfirmoi Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), por mënyra se si ndodhi kjo duket se ka befasuar edhe vetë përzgjedhësin.

“Jam në shok. Nuk kam parë kurrë një situatë të tillë në karrierën time,” deklaroi De la Fuente për mediat spanjolle. “Asnjë njoftim përpara, dhe pastaj papritur na dërgojnë një mesazh për ta tërhequr Lamine-n. Kjo është diçka që më ka habitur shumë.”

Tërheqja e Yamal ka hapur një debat të madh në Spanjë mes klubit dhe federatës, pasi Barcelona kërkon të shmangë rrezikun e lëndimit të lojtarit, ndërsa RFEF insiston se lojtari ishte i gatshëm të luante në ndeshjet kualifikuese kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Situata e talentit 18-vjeçar po shihet si një nga përplasjet më të ndjeshme të fundit midis interesave të klubit dhe kombëtares spanjolle./kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button