Deçanasi i kërkon marrëdhënie seksuale të miturës duke e kërcënuar

 

Një djalë i mitur nga Deçani më 27 gusht është arrestuar për shkak se në rrjetin social “Instagram” kishte hapur një llogari në emër dhe fotografi të viktimës së mitur dhe ka kërkuar nga ajo mardhënje seksuale me pretekst që do të publikojë fotografitë e saj duke dërguar mesazhe banale dhe ofenduese.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Sipas policisë rasti i cilësuar si “ndërhyrje në systemin kompjuterik” vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button