Deçanasit i gjenden kallash dhe fishekë në shtëpi

 
Është arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin “Irzniq” të Komunës së Deçanit.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, i janë gjetur dhe sekuestruar një AK-47 me 90 copë fishekë dhe një thikë.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button