​Deçani së shpejti me Qendër të Trashëgimisë Kulturore

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se janë në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore – Kolonisë së Artistëve dhe Qendrës Rinore.
Në një postim në Facebook ku edhe ka bashkëngjitur disa fotografi, Ramosaj ka thënë se ky projekt si i tillë ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e komunës.
“Projekte këto të rëndësisë së veçantë për konceptin e zhvillimit të komunës së Deçanit, sidomos në sektorin e turizmit dhe të trashëgimisë historike dhe natyrore. Vende ku të rinjtë në komunën tonë do të ndjehen të lirë të ndjekin ëndrrën e tyre, të ndjehen të përkrahur, një vend ku do të tregohet kultura dhe tradita jonë si popull!”, ka shkruar ai.

Back to top button