Deçani sfidohet me realizimin e projekteve, Ramosaj kërkon mbështetje nga Qeveria

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj deklaron se viti që lamë pas është karakterizuar me shumë sfida në realizimin e projekteve, me theks ato në infrastrukturë.

Kryetari Ramosaj njëjt kërkon nga Qeveria e Kosovës të fokusohet në orientim zhvillimit ekonomik që qytetarëve të Deçanit t’i krijohet motiv dhe shpresë që mund të jetohet në këtë vend, dhe mos të jetë migrimi alternativë.

Përkundër këtyre problematikave, ai shton se viti 2023 ka qenë i suksesshëm për Komunën e Deçanit.

“Kish qenë e udhës me pas një komunikim më të drejtpërdrejt, më të mirëqenët, sepse kur nuk ka komunikim, normal që nuk mund t’i shprehesh shqetësimet dhe nuk mund t’i ballafaqosh problematikat. Ky komunikim ka munguar, ka ndryshuar diçka gjatë këtij viti, sepse kemi pas më shumë se tre takime me kryeministrin Kurti ku kemi qenë gjithë kryetarët e komunave… e që kemi shpreh kërkesat e shqetësimet që kemi, koncept që ish dashtë në këtë shtet mos të diskutohen më, ish dashur me ardhur një periudhë ku disa shtylla nuk diskutohen, ish dashtë me pas një përfundim edhe kërkesat për infrastrukturën më bazike, qoftë ujësjellësi, kanalizimi, e jo tërë jetën të merremi me këtë pjesë që është tepër i rëndësishëm, sepse në një mënyrë të absorbon sepse nuk të lënë të kalojë në dimensione tjera. Jemi në rrugë të mbarë, por që është e ngadalshme, e që kjo të fustron… 02:21 Por, viti 2023 përtej sfidave, problematikave, një vit që është i suksesshëm për Komunën e Deçanit e që e bënë jetën më të mirë për qytetarët e kësaj komune dhe po mendojmë që jemi në situatë të mirë që me ec edhe më tutje para, si koncept i progresit dhe i zhvillimit ekonomik të këtij shteti”, thotë Ramosaj.

Kryetari Ramosaj derisa thotë se një pjesë e madhe e projekteve janë realizuar gjatë vitit 2023, konsideron se kontrata kolektive mbetet problematike për buxhetin e kësaj komune, për çfarë thotë se duhet të hiqet kjo barrë që po pësojnë komunat.

“Janë zhvilluar një pjesë shumë e madhe e projekteve, të cilat kanë përfunduar këtë vit ose janë nga gjysma e punimeve tyre, mirëpo marrë parasysh sa e vështirë ka qenë të fillohen këto projekte, të sigurohet buxheti së pari, e më pas procedurat që janë gjitha administrative ligjore. Jemi ndër komunat që kemi bërë shpenzimin më të madh ndoshta me kuotë të për qindjes për investime kapitale, mirëpo që edhe kjo pjesë ka vështirësi që e donë një shpjegim të vetin për shkak të shumë rrethanave të cilat ta pamundësojnë që ndoshta projektimet buxhetore që janë bërë me pas atë komoditetin ashtu sikur i ke projektuar edhe të vazhdohen. Për shkak të ndërhyrjes që bëhen në këtë buxhet e që është një e padrejtë që ju ndodh komunave, duke implementuari një lloj të kontratës kolektive që na ka mbet si barrë çdo komune e që vlerësoj se është e padrejtë, sepse gjitha ato synimet që janë mund t’i komplikojë, sikur na ka komplikuar tash e një kohë të gjatë që po bëhen shumë vite, e që po besoj këtë vit që duhet të përfundojë ekzekutimi i kësaj kontrate që me pas edhe njëfarë standardi që atë planifikon edhe me ekzekutua”, shprehet Ramosaj.

Ramosaj shton se buxheti i paraparë për shpenzimet kapitale për vitin e kaluar është shpenzuar i tëri. Ndërsa shprehet i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për këtë vit, sipas tij kjo ndarje është e vogël në raport me kërkesat që ka kjo komunë.

“Tek për qindja e investimeve kapitale nuk na tepron ndonjë buxhet, nuk na kalon në suficit, sepse janë shpenzuar gjitha mjetet kapitale ose buxheti për investime kapitale, është ekzekutuar në tërësi, mirëpo që ai buxhet është shumë i vogël në raport me kërkesat, nevojat që ka Komuna e Deçanit…05:27 Mirëpo, (buxheti për vitin e ardhshëm) nuk e vlerësoj se është ndarja e drejtë buxhetore, për shkak se ish dashtë të bëhet njëfarë balancimi i komunave në aspektin e infrastrukturës, të zhvillimit, e krijimit të mirëqenies për qytetarët, standardit të ekonomive familjare të këtij qyteti, mirëpo edhe qytetet tjera që ish dashtë me pas një ekuivalencë kur shpërndahet buxheti, të shihen cilat janë kërkesat më të arsyeshme, nevojat e domosdoshme e që patjetër duhet t’i përfundojë shteti dhe në një mënyrë të jepet një orientim edhe zhvillimit ekonomik që njerëzve në qytetin e Deçanit t’i krijohet motiv dhe shpresë që këtë vend mund të jetohet”, vijon Ramosaj.

Mes tjerash, Ramosaj derisa ka komentuar buxhetin e vitit të ardhshëm, vlerëson se ka mungesë të përkrahjes buxhetore për të krijuar një standard për mirëqenie.

Në anën tjetër, ai konsideron se pavarësisht ecjes së ngadalshme, ky qytet do të jetë destinacioni më i rëndësishëm turistik në vend.

“Nuk është që kemi ndonjë përkrahje buxhetore, e cila krijon një standardë të mirëqenët në këtë temë. Serish kemi mbet që me forcat tona, buxhetin që kemi komunal t’i bëjmë zgjidhjet e duhura me aq sa mundemi, kur mbetesh vetëm me këtë pjesë të buxhetit normal që padrejtësisht duhet të krijosh improvizime të cilat nuk është se është koha për këtë tash. Është koha për projekte të qëndrueshme që bëjnë zgjidhje të përhershme, mirëpo që nuk kemi arritur me pas këtë mbështetje buxhetore edhe pse kemi përkrahje të vogël nga ministri të linjës karshi kërkesave që kemi bërë…Turizmi ka marrë një hov i cili nuk besoj se do të ndalet më, kemi punuar shumë në infrastrukturë, jam i kënaqur deri diku mirëpo ende nuk kemi arrit synimet që kemi caktuar vetes. Deçanit i kemi jep epitet si qytet turistik, patjetër që po shndërrohet në vend turistik, sepse ka potencial, resurse që Zoti i ka bërë dhuratë këtij qyteti…Deçani patjetër që pavarësisht ecjes së ngadalshme do të jetë destinacioni më i rëndësishëm turistik në Republikën e Kosovës”, thotë mes tjerash Ramosaj.

Në fund, Ramosaj shton se shuma e ndarë në vlerë prej 3 milionë e 125 mijë euro për investime kapitale nuk janë të mjaftueshme për t’i arritur gjitha synimet që kanë para vetës, megjithatë uron që viti 2024 të jetë më i mbarë në aspektin zhvillimor.

Back to top button