Evropiani i Xhudos mund të zhvillohet sërish në Kosovë

Fitimi i së drejtës që Kosova t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 ishte pika kulmore e zhvillimit të sportit tonë gjatë 2023-së. Lojërat Olimpike dhe Platforma Evropiane Sportive, dy ngjarjet madhore të këtij viti

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka thënë se përmes përkushtimit dhe investimeve që duhen bërë në këto lojëra, Kosova dhe institucionet e saj kanë dëshmuar se janë të gatshme për t’i dhënë sportit mbështetjen e duhur, madje edhe me investime direkte, siç është shifra prej mbi 250 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës sportive.

Për më tepër, viti i kaluar u karakterizua me organizimin e shumë ngjarjeve ndërkombëtare sportive, por sipas Krasniqit, ky numër i këtyre ngjarjeve mund të jetë edhe më i madh nëse përmirësohen kushtet infrastrukturore në vend.

Njëra nga ngjarjet më të mëdha që u zhvilluan në Kosovë ishte Kampionati Evropian i Xhudos, por që Krasniqi zbulon se ky kampionat mund të organizohet sërish në vendin tonë.

Teksa vlerëson punën e bërë nga ana e federatave sportive, Krasniqi ndalet me theks të veçantë tek ajo e Xhudos, për të cilën thotë se është në një nivel më të lartë se federatat tjera.

Sa i përket vitit 2024, i pari i KOK-ut ka thënë se vëmendja më e madhe do të jetë në dy ngjarje tejet të rëndësishme.

Ndërsa vëmendje e veçantë sipas Krasniqit gjatë vitit 2024 do t’i kushtohet masivizimit të sportit në të gjithë Kosovën, por edhe mbështetjes gjithnjë e më të madhe të sportistëve të rinj dhe shpresave olimpike përmes bursave të ndryshme që ndanë Komiteti Olimpik i Kosovës./kp

Back to top button