Deçani zgjidhë problemet nga të cilat “vuante”

Problemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve po përfundojnë

“Qytetarët e Deçanit nuk do t’i kenë këto probleme më” kështu është shprehur kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj për rtv21.tv  pasi që u pyet se çfarë ka bërë komuna për rregullimin e problemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve pasi që këtë dy probleme me vite kanë qenë brengë e banorëve të Deçanit dhe fshatrave të këtij qyteti.

Selmanaj duke folur rreth problemit të kanalizimeve ka thënë se ky projekt i nisur në Deçan dhe në disa fshatra për rreth është gati në përfundim

“Kanë përfunduar rreth 60 km ndërsa kanë mbetur më pak se 3 km të cilat do të kryhen në pranverën e këtij viti dhe do të përfundoj në tërësi ky projekt i rëndësishëm për Deçanin i cili më herët është parë si projekt i vështirë dhe i” parealizushëm” për shkak të kostos dhe buxhetit të vogël të Deçanit, por tani ky projekt është një realitet”, ka thënë Selmanaj.

Kurse sa i përketë ujësjellësit, Selmanaj ka thënë se për 10 fshatra ka përfunduar projekti i ujësjellësit dhe tani po vendosën orë mbajtësit, shkruan rtv21.tv

“Ka përfunduar ujësjellësi për 10 fshatra, tani po vendosen orë mbajtësit dhe është një projekt i përfunduar. Në regjionin e Vokshit dhe në fshatin Lëbush po rehabilitohen dhe rindërtohen ujësjellset duke krijuar burime te reja. Këtë vit përfundojnë punimet”

Selmanaj po ashtu ka thënë se në qytetin e Deçanit përkatësisht në projektin e ujësjellësit kanë arritur t’i shtojnë burimet e ujit te cilat mundësojnë që në qytet të mos ketë reduktime 24 orë pra as verës.

“Në dy Strellcet ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të ujësjellësit ndërsa tani i kemi siguruar fondet dhe do të vazhdojmë me fazën e dytë. Këtë vit përfundon edhe ky projekt. Jemi duke kërkuar përkrahje edhe për Maznikun dhe dy Ratishet të cilat janë të vetmet lokalitete pa ujësjellës”, ka thënë kryetari i komunës së Deçanit.

Selmanaj në fund ka kërkuar nga qytetarët që ujin e pishëm të mos e përdorin për ujitje të tokave dhe ta menagjojnë në mënyrë të mirë, shkruan rtv21.tv

“Mendoj se pas përfundimit të punimeve në këtë vit nuk ekziston më problemi i ujit në 98 për qind të territorit të komunës por duhet një menagjim i mirë dhe një vetëdije e qytetarëve që të mos e përdorin ujin e pijes për ujitje të tokave”./21Media

Back to top button