Shembet vinçi, së paku gjashtë të vdekur

Fatkeqësi në Korenë e Jugut

Së paku gjashtë persona kanë vdekur në qytetin Geoje, në Korenë e Jugut, si pasojë e shembjes së një vinçi, kanë njoftuar zyrtarët, shkruan rtv21.tv

Si pasojë e shembjes së vinçit me peshë 32 tonë, krahas gjashtë të vdekurve u lënduan edhe 22 persona tjerë, 6 prej të cilëve janë në gjendje kritike, njoftuan autoritetet. Të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë punëtorë të një uzine për ndërtimin e anijeve.

Geoje është një qytet bregdetar, i cili gjendet rreth 400 kilometra në juglindje të kryeqytetit Seul./21Media

Back to top button