Dedikimi i Arta Bajramit për vajzën e saj semimaturante

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami ka emocionuar ndjekësit me një postim dedikuar vajzës së saj, Viktoria, e cila ka festuar semimaturën.
Në një postim në Instagram, Arta shkruan për krenarinë që ndjen për vajzën e saj.
“Ti je krahu ynë i djathtë – përkrah nesh në çdo sfidë, çdo ditë, me zemër të madhe dhe shpirt të fortë”, ka shkruar nëna për të bijën.
Arta ndau edhe foto nga semimatura e Viktorias, e cila shkëlqen me një fustan të zi elegant.
“Jemi pafund krenarë për ty – për dashurinë, përkushtimin dhe pjekurinë që tregon në çdo hap të jetës. Të duam shumë!”, përfundon Arta, duke nënvizuar mbështetjen e pakusht për vajzën e saj në çdo ëndërr që ndjek.
View this post on Instagram
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?