Dëgjoni Gjonin duke kënduar “Thirr policinë”

Gjon’s Tears është bërë një ndër emrat më të përfolur të skenës muzikore që nga paraqitja e tij në kontekstin muzikor “Eurovision”.
Arilena ka ndarë me ndjekësit një video ku mund të dëgjohet Gjon duke kënduar “Thirr policinë” që është projekti më i ri nga Arilena dhe Dafina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) 

Gjithashtu, Arilena dhe Gjon së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e parë, këngë e cila do të jetë pjesë e albumit të ri të artistes, e që të njëjtin e ka titulluar “Popart”.
Nuk është bërë e ditur një datë publikimi e “Popart”, mirëpo Arilena për këtë album ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm nga Kosova e Shqipëria, ndër ta janë Dafina Zeqiri, Gjon’s Tears, 2po2, Noizy dhe Wendy.

Gjonin e keni parë të debutojë në Eurovision, ku përfaqësoi Zvicrën e që të njëjtës i siguroi vendin e tretë.
Kënga debutuese e Gjonit “Tout l’Univers” është dëgjuar mbi dhjetë milionë herë në kanalin zyrtar të Eurovisionit në Youtube./21Media

 

Back to top button