Dejan Pantiqit i caktohet masa e arrestit shtëpiak

(Lajm i përditësuar)
Lajmin për lirimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq e ka konfirmuar për RTV21 Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata ka pranuar kërkesën nga Prokuroria e Speciale për zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak. Këtë kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore.
11:59 – Mediat serbe thotë se Dejan Pantiq do të lirohet në arrest shtëpiak
Mediat serbe raportojnë se ish-polici Dejan Pantiq, i cili u arrestua më 10 dhjetor në Jarinje, do të lirohet në arrest shtëpiak.
Sipas raportimeve, Pantiq fillimisht do të dërgohet në spital, ku do të monitorohet gjendja e tij e përgjithshme.
Lirimi i Dejan Pantiqit ishte kërkesa e parë e serbëve nga veriu i Kosovës të cilët në shenjë proteste ngritën barrikada në disa vende, ku qëndrojnë edhe sot e kësaj dite.
Kërkesën për lirimin e Pantiqit e ka bërë publikisht edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë gjithë kohës është në kontakt me bashkëshorten e Pantiqit, Suzana Pantiq.
Pantiq, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./21Media

Back to top button