Haradinaj lut Washingtonin që ta marrë nën kontroll situatën në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje partnerëve të sigurisë, posaçërisht Washingtonit, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj po ashtu i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të sillet në purputhje me situatën e krijuar.
“I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar. Serbia nuk zbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale””, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj./21Media

Back to top button