Deklarata kërcënuese e Vuçiqit për luftë, kërkohet reagim i faktorit ndërkombëtar

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në rast se perëndimi në mes të Kosovës dhe Serbisë zgjedh Kosovën Serbia do ta pres momentin më të mirë të mundshëm, ngjalli reagime.
Qeveria e Kosovës vlerëson se edhe pse kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe retorika luftënxitëse nga krerët e shtetit serb kanë një histori të gjatë që përsëritet vazhdimisht, ato nuk duhet të kthehen në deklarata normale të rendit të ditës.
Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu në përgjigje për rtv21, tha se deklaratat e tilla duhet të dënohen ashpër nga faktori ndërkombëtar.
“Ato nuk mund të shpërfillen e as të injorohen, apo të cilësohen thjesht si deklarata për konsum të brendshëm. Ato duhet të përcillen me vigjilencë të lartë dhe të dënohen ashpër edhe nga komuniteti ndërkombëtar, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e me radhë. Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”.
Zëvendëskryetari i Komisionit parlamentar të sigurisë dhe mbrojtjes deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli, për rtv21 thotë se Kosova është e gatshme t’i përgjigjet çdo lloj kërcënimi apo veprimi nga Serbia me çdo mjet të mundshëm.
“Deklarimet e Vuçiqit karshi Kosovës s’janë risi, kohë pas kohe i përsëritë ato. Është kërcënuese, kërcënim i drejtpërdrejt kundër sovraniteti dhe integritetit të Kosovës. Është shqetësuese sepse në vend që të angazhohet për normalizim të raporteve ai ka zgjedh këtë formë të komunikimit e cila nuk na frikëson, është shqetësuese por nuk na frikëson sepse ne jemi shtet sovran dhe do t’i përgjigjemi asaj gjuhe e çdo veprimi kërcënues e sulmues ndaj integritetit të Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme sepse jemi në të drejtën tonë. atij shihet qartë që i pengon ekzistenca e Kosovës, Kjo do të duhej të ishte alarm për bashkësinë ndërkombëtare dhe të merret seriozisht me këto kërcënime direkte kundër paqes dhe stabilitetit në rajon”., tha Dugolli.
Deputeti i LDK-së Anton Quni, vlerëson se rreziku për një ndërhyje ushtarake të Serbisë në Kosovë është i ulët, por sipas tij, një kërcënim i tillë duhet ta ketë vëmendjen e qeverisë, por edhe të faktorit ndërkombëtar.
Kjo mund të ndodh vetëm nëse ka mospajtueshmëri brenda organizimit politik ushtarak brenda NATO-s dhe në rast ne si Kosovë humbim besimin dhe interesimin e partnereve tanë strategjik në veçanti SHBA-së. Nga ana e Vuçiq është justifikuar para qytetarëve të tij pse ai nuk merr masa radikale ..por në anën tjetër është mesazh i qartë duke u lidhur me zhvillimet globale agresionit të Rusisë në Ukrainë….dhe interesimin e saj për krijimin e vatrave të reja të krizës do të thotë e shpreh një lojalitet ndaj politikave të Moskës. I gjitha këto duhet ti kemi në konsideratë sidomos qeveria.. për çdo vendimmarrje që mund të nxitë tensione…..që duhet të ketë në krah partnerët. Edhe faktori ndërkombëtar duhet të reagojë kur bëhet një kërcënim i tillë rrezikon paqen jo vetëm në Kosovë dhe rajon natyrisht që nga autoritet të NATO-s e shteteve të tjera do duhej të kishte reagim shumë të ashpër që idetë e tilla mos të mendohen që një ditë kanë me u materializu. Rreziku më i ulët është ndonjë ndërhyrje ushtarake, rreziku më i lartë është ndërhyrje si në shtator”, tha Quni.
Se deklarata e presidentit të Serbisë, është kërcënim direkt ndaj Kosovës e thotë edhe ish-eprori i UÇK-së Nuredin Ibishi. Sipas tij, Vuciq është inkurajuar nga fitorja e Putinit në Rusi.
“Këto kërcënime janë sikur një mënyrë përveç inkurajimit që vjen nga Rusia edhe adresim ndaj opzoitës ne Serbi që ka pr btë brenshme.krej tkjo retorike është ta mbaje aleancën n erusi ky ehste pobleme të brendhsme. Ketu janë udhhëhqësit autokrat dhe këto nuk është ashtu serioze sikurse ai din të bëjë lojëra, por ai vazhdon të jetë në lirshmëri apo prezencë të forcave të armatosura në kufi …pro edhe lidhjen me paramilitarët që akoma i bënë asistent. Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë që t’i adresojë saktë se kush po dërgon kërcënime për luftë”. Prapë ky do të vazhdojë me atë sistemin e tij me kërcënime sepse assesi s’ka guxim ta bëjë sepse din çka e pret sepse NATO KFORI e mbron ksn po ria do mundohet prapë me mobilimin e grupeve parlamentare të sillën rreth Rashkës Sinicën në ketë drejtim duhet ë jem sycelë dhe të jemi në bashkëpunim me prezencën ndërkombëtar të sigruisë drejt anëtarësimit t në NATO”, tha Ibishi.
Ndaj deklaratës së Vuçiqit reagoi edhe kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth. Në një postim në platformën X ai tha se nuk ka një gjë të tillë “ose Kosova ose Serbia”, por theksoi se me Vuciqn në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.
Reagoi edhe deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, i cili ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e Vuçiqit për Kosovën duke thënë se ai po lejohet të mbjellë farën e luftës./RTV21/21Media