Investimet e huaja “peng” i politikës

Ekonomia e Kosovës për një kohët të gjatë vuan nga mungesa e investimeve të huaja, si pasojë e klimës së pasigurt për investitorët.

Për këtë realitet ekonomik, kompanitë biznesore në Kosovë, një pjesë të fajit ia adresojnë qeverisë, për siç thuhet, mungesë të politikave të mirëfillta ekonomike.

“…Duke pa që qveria ka stabilitet me numra kemi pritë diçka konkrete dhe për fat të keq nuk ka diçka konkret dhe mund të them se ardhja e një investitori do të tërheqte bizneset tona që ne të punojmë për ta dhe fatkeqësisht ka edhe mungesë të kontakteve me qeverinë ku mendoj që është edhe diskrepanca e madhe mes prodhuesve dhe institucioneve relevante se si të ballafaqohemi dhe si të dalim nga kjo krizë.”, tha për rtv21 Berat Mustafa nga klubi i prodhuesve.

Shkak i problemeve në ekonomi, sipas dhomës së Afarizimit dhe Tregtisë, është edhe mungesa e komunikimit ndërinstitucional me bizneset.

Kryetari i kësaj dhome, Skender Krasniqi, bënë vërejtje edhe për mungesë të ofertës për investime.

“Kosova është i vetmi vend që nuk ka ofertë për investime për deri sa vendet e rajonit i kanë të publikuara në ëebfaqe p.sh në rast se investon kaq fiton kaq në Kosovë nuk ka ofertë reale të publikuar pra vendi ka taksa të ulëta dhe ka mungesë të ofertës dhe ne vazhdojmë të investojmë në pompa të benzinës, markete, restorante pa menduar se këto tashmë ekzistojnë dhe të gjejmë diçka që nuk ka në Kosovë” ., tha Krasniqi.

Më i ashpër në kritika u shpreh njohësi i fushës së ekonomisë Adem Qorrolli.

Sipas tij, institucionet shprehin një tendencë për ndikim politik në kompanitë biznesore në Kosovë.

“… përkrahja institucionale mungon qysh nga fillet zhvillimore p.sh ministria e ka ndalë pjesën e granteve për bizneset në anën tjetër ka biznese që etiketohen si biznese të opozitës dhe realisht nuk kanë ide për punë sepse kanë kryer praktikë katër vjeçare por jo edhe punë ne kemi një ministër të financave të dobët dhe kemi një qeveri që thërret për luftë pra me një fjalë shteti është duke shkur në recesion ekonomik, taksat për qytetarët sa vijnë e shtohen dhe mund të themi se ekonomia e vendit gjendet në peridhën e pandemisë”, tha Qorrolli.

Sipas statistikave zyrtare, shumë biznese të Kosovës kanë zhvendosur aktivitetin në shtetet fqinje. Raporti i fundit i Banka Qendrore të Shqipërisë, vë në pah se bizneset kosovare janë investitori i katër në këtë vend. Përveç në Shqipëri, bizneset kosovare kanë bërë investime edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi./ RTV21/ 21Media

Back to top button