Kaloni te përmbajtja kryesore

Deklaratë e fortë e Rrahmanit për Qeverinë Kurti: E lavdërojnë Rashiqin, por e shajnë opozitën

(Lajm i përditësuar)

Deklaratë e fortë e Rrahmanit për Qeverinë Kurti: E lavdërojnë Rashiqin, por e shajnë opozitën

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në raport me mundësitë për koalicione dhe ndarjen e pushtetit.

Rrahmani tha se nuk ka kuptim politik që një subjekt të hyjë në bisedime vetëm për postin e presidentit, duke pretenduar se Kurti është i gatshëm të bashkëpunojë me subjekte të tjera, por jo me partitë opozitare shqiptare.

“S’ka asnjë kuptim politik nëse shkon me bisedu vetëm për postin e presidentit. Ai don me vendos me kry një punë. Ai është në gjendje me pas koalicion me të gjitha minoritetet tjera jo serbe, me Nenad Rashiqin me nda pjesën e qeverisjes, dhe nuk është i gatshëm me nda pjesën e qeverisjes me PDK, LDK e AAK. Qysh ka mundësi me qenë i gatshëm edhe me thur lavde? Sot, nëse i sheh plot njerëz, aktivistë të këtij pushteti, thurin lavde për Nenad Rashiqin dhe e fyejnë e shajnë secilin deputet dhe person zyrtar të subjekteve opozitare. Më shumë janë duke e dashur atë.”, tha Rrahmani.


“Jam kundër Kurtit me çdo mjet demokratik” Rrahmani: Është e keqja e këtij vendi

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka deklaruar se partia e tij nuk synon të jetë pjesë e institucioneve me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se do të vazhdojë opozitarizmin ndaj tij.

Rrahmani tha se kundërshtimi ndaj Kurtit do të vazhdojë edhe nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë marrëveshje politike mes subjekteve.

“Ne nuk duam të përfshihemi në institucione me Albin Kurtin, ne jemi opozitë”, tha Rrahmani.

Ai shtoi se do të mbetet kundër Kurtit përmes mjeteve demokratike, duke e cilësuar atë si një kundërshtar politik.

“Edhe nëse bëhet me PDK-në ndonjëherë, unë kam me qenë kundër, sepse është e keqja e këtij vendi dhe e keqja e njeriut si qenie. Unë kam me pas luftë politike me të, me të gjitha mjetet demokratike që i kam, jam kundër tij”, tha Rrahmani, teksa shtoi se ”Nuk votoj për koalicion me LVV-në.


“Hiqni kravatat!”, Rrahmani me thirrje për opozitën: Këtë pushtet nuk mund ta mundim nga zyrat

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani në ”Click” të RTV21 ka bërë thirrje për një angazhim më të madh në terren, duke thënë se opozita duhet të jetë më afër qytetarëve dhe kategorive të ndryshme shoqërore.

Rrahmani tha se përballja me pushtetin nuk mund të bëhet vetëm nga zyrat, por kërkon dalje në terren dhe kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Madje kam thënë: hajde t’i heqim kravatat dhe të dalim në terren. Nuk mund ta mundim këtë pushtet duke qëndruar në zyrë, qoftë kryetar komune, qoftë deputet. Na duhet të dalim në rrugë, të dalim në institucione dhe te kategoritë e caktuara”, tha Rrahmani.


Rrahmani: Kurti nuk shkoi në Greqi si kryeministër i Kosovës

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Greqi, duke thënë se opozita duhej të kishte reaguar më ashpër ndaj këtij zhvillimi.

Rrahmani tha se Kurti nuk ka udhëtuar në Greqi në cilësinë e kryeministrit të Kosovës dhe se, sipas tij, nuk ka qenë i ftuar nga kryeministri grek.

“Sot do të duhej t’i shihnim të gjitha partitë opozitare në rrugë, në momentin kur Kurti ka ardhur nga Greqia, ku ka qëndruar me njerëz që nuk kanë punuar asnjëherë për të mirën e Kosovës. Kryeministri Kurti nuk është duke shkuar në Greqi si kryeministër i Kosovës dhe as i ftuar nga kryeministri i Greqisë”, tha Rrahmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button