Kaloni te përmbajtja kryesore

“Po bëhemi gazi i botës” Kasapolli dhe Demaj përplasen për projektin e gazit

“Pavarësisht që s’po e marrim gazin, po bëhemi gazi i botës”

Çështja e gazit ka nxitur debat mes analistëve në emisionin “Click” në RTV21, ku Gëzim Kasapolli dhe Emanuel Demaj kanë pasur përplasje rreth mënyrës së furnizimit me gaz dhe projektit të propozuar për Kosovën.

Kasapolli tha se çështja e gazit është ndër temat më të diskutuara dhe se, sipas tij, Kosova ka tashmë një infrastrukturë ekzistuese të tubave që lidhen me Maqedoninë e Veriut, ndërsa rehabilitimi i tyre do të kushtonte rreth 70 milionë euro.

“Çështja e gazit është absurditeti më i madh që po ndodh te ne. Tubat e gazit ekzistojnë, tubat e vjetër të cilët shkojnë nga Maqedonia dhe vijnë deri në Kosovë. Rehabilitimi i tyre kushton 70 milionë euro. Kjo loja që duhet të instalohen tuba të rinj prej Vlorës me ardhë…”, tha Kasapolli.

Ndërkohë, Demaj e kundërshtoi këtë deklaratë, duke thënë se gazi nga Vlora nuk do të transportohet përmes tubave në formën tradicionale, por si gaz i lëngshëm.

“Jo, je gabim o Gzim. A e kupton qysh vjen prej Vlorës? Nuk vjen me tuba, vjen në mënyrë të lëngshme”, u shpreh Demaj.

Kasapolli më pas e kundërshtoi duke thënë se nuk e pranon atë që ai e quajti propagandë.

“Propagandën nuk e duroj. Te na në shtëpi nuk vjen me kamionë”, tha Kasapolli.

Debati vazhdoi me përplasje mes dy analistëve, ku Demaj tha se nuk duhet të konsiderohen si manipulime argumentet e tij.

“Nuk dua të më thuash mua që po më manipulon. Nëse është manipulim, është manipulim i juaji”, tha Demaj.

Në fund, Kasapolli ironizoi diskutimin duke thënë: Pavarësisht që s’po e marrim gazin, po bëhemi gazi i botës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button