Deklarimi i policisë rreth vrasjes së Muhaxherit

Vrasjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllau i tij

Policia e Kosovës sot është deklaruar lidhur me vrasjen e pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS, kosovarit,  Lavdrim Muhaxheri për të cilin mbrëmë pas mesante u raportua se është vrarë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka njoftuar se kanë informacione për vrasjen e një kosovari në Siri, mirëpo referuar situatës në Siri, nuk posedojnë dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij.

Muhaxheri raportohet se është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër ISIS-it në Siri, derisa vrasjen e tij e ka konfirmuar , Bajram Muhaxheri.

“Vëllai im ka rënë shehid” dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se edhe më herët është raportuar për vdekjen e Lavrim Muhaxherit , por kurrë nuk ka pasur konfirmim zyrtar.

Back to top button