Thaçi: Kabinetet e PDK-së janë shndërruar në hareme

Burbuqe Thaçi kritikon PDK-në

Ish shefja e protokollit të Isa Mustafës gjatë mandatit si kryeministër, Burbuqe Thaçi ka hedhur kritika ndaj anëtarëve të PDK-së.

Sipas saj, deklarimet nga ana e PDK-së gjatë fushatës zgjedhore se Isa Mustafa ju ka pamundesuar përparimin e vendit janë ironike dhe pretendim i mbuleses se mos punës se zyrtarëve te kesaj partie.

Ajo mospunën e zyrtarëve te PDK-së e lidhë me punësimin e femrave të bukura nëpër kabinete të anëtarëve të PDK-së.

”Me i degju keta te PDK-se neper debate ta merr mendja qe keta durt e komt i kane thy tu dasht me punu por Isa si ka lon. Eh gjynahat, mos u qyrravni bre tu rrejt, s’keni pas kohe se keni qene busy tu nejt neper kafe – n’gjah se cili po i mbledh pipat (femnat) “ma t’mira” te Prishtines ne kabinete. I keni pas bo kabinetet si me shku n’harem….edhe une ni qasi kabineti me pas pas, jo qe s’kisha punu por lezbike isha bo prej gjithe asaj bukurije perreth. Mjaft tash!”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ndryshe, Burbuqe Thaçi ka punuar edhe si zyrtare për informim e komunës së Prishtinës gjatë kohës kur Mustafa ishte kryetar i komunës së Prishtinës./21Media

Back to top button