Deklarimi i pasurisë së profesorëve dhe mjekëve – reformë e ligjeve antikorrupsion
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka qenë sonte e ftuar në ”ArgumentPlus”, që transmetohet në RTV21 dhe ka folur në lidhje me vendimin e deklarimit të pasurisë së profesorëve dhe mjekëve.
Sipas Nagavcit deklarimin e pasurisë së profesorëve dhe mjekëve është reformë e ligjeve antikorrupsion.
Nagavci ka folur edhe në lidhje me vendimin e sindikatave për realizimin e grevës dhe mbylljen e shkollave ku ka thënë se askush nuk mund të kërcënoj për vendosjen e drynit nëpër shkolla./21Media