Theret me thikë një person në Hajvali
Një person është therur me thikë në Hajvali, sonte rreth orës 22:00.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Ajo ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti./21Media