Kaloni te përmbajtja kryesore

Deklarohet Kurti para seancës

Kurti niset drejt Kuvendit

Mandatari Albin Kurti është nisur drejt Kuvendit të Kosovës, ku sot do të marrë postin më të rëndësishëm në jetën e tij. Kurti është shfaqur mjaft i lumtur, teksa dilte nga banesa për të marrë rrugën për në Kuvend.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për seancën e sotme me ç’rast synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re e cila do të punojë mbarë e mirë sipas programit. Me ekip shumë të mirë të kabinetit. Mbi të gjitha dua t’i falënderoj qytetarët që na mundësuan ditë të tillë me të cilën duam që ndryshimin e madh politik që e bënë më 6 tetor ne si përfaqësues të tyre ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar. Ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar nga vullneti i popullit”, u shpreh Kurti.

Para seancës, Kurti pritet të takohet me deputetët për t’u dakorduar për ministrinë nga komunitetet. Këtë e bëri të ditur deputeti egjiptian Veton Berisha./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button