Deklarohet Vuçiq: Takim i vështirë me pesëshen perëndimore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas takimi me pesë diplomatët perëndimor . Ai takmin me ta e ka cilësuar si të vështirë, duke shtuar se pret takime tjera ditëve në vijim.
“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, ka shkruar Vuçiqi në rrjete sociale.
Në anë tjetër emisari Mirosllav Lajçak pas takimi ka thënë se tema e vizitës ishte se si të arrihet përparim në zbatimin e marrëveshjes për normalizim dhe shtensionim të situatës, pas ngjarjeve të fundit. Ai edhe në Serbi ka theksuar se pesëshja dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe se ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë ./21Media