Kaloni te përmbajtja kryesore

Del në shitje libri i princit Harry, zbulohen sekretet e familjes mbretërore

Ka dalë me në fund në shitje libri i shumë diskutuar i princit Harry. Libri ka ngjallur shumë reagime gjatë publikimeve të tij pjesë-pjesë në të cilat ai hedh akuza kundër anëtarëve të familjes mbretërore britanike.
Në librin e quajtur “Spare” ose “Rezervë”, princi i referohet me emrin rolit të tij si trashëgimtari rezervë i fronit. Në autobiografi Harry zbulon një sërë konfrontimesh private midis tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.
Ai i referohet një momenti kur në sy të bashkëshortes së tij Megan, vëllai i tij më i madh William e përplas atë në dysheme.
“Gjatë një debati, William e quajti Meganin të vrazhdë dhe të vështirë. Debati u përshkallëzua derisa William më kapi për jake, duke më grisur xhamadanin dhe më rrëzoi në dysheme”, shkruan Harry në libër.
Ndër të tjera princi tregon se si me vëllain e tij William iu lutën babait që të mos martohet me Kamilën, gjë të cilën Charlsi nuk e repektoi.
Harry ngjalli debat edhe për publikimin e fakteve se në Afganistan kishte vrarë 25 talebanë. Tjetër temë debatesh është bërë vdekja e mbretëreshës Elisabeth ku Princi tregon se ai u lajmërua vetëm në fund për përkeqësimin e shëndetit të saj dhe se gruaja e tij Meghan nuk ishte e mirëpritur në funeral.
Libri është pritur me reagime të shumta dhe për herë të parë hedh dritë mbi mënyrën se si funksionon familja mbretërore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button