Delawie: Mali i Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përshendetur anëtarësimin zyrtar to Malit e Zi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Delawie, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se, anëtarësimi i shtetit malazez në NATO është një lajm shumë i mirë edhe për Kosovën.

“Urime Malit të Zi – anëtarit të 29 të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s, fqinj në kufirin perëndimor”, ka shkruar Delawie.

Back to top button