Olluri: Fillim i ri me deklarata të vjetra

Olluri: Në listë ka njerëz që i përkasin një ‘Fillimi të vjetër’

Gazetari Parim Olluri, tha se koalicioni PDK-AAK-Nisma po flasin për një Fillim të ri, por deklaratat janë të vjetra.

Këto komente ai i bëri në emisionin debatues “Click” të RTV21.

“ Për shembull rasti i Curr Gjocaj, ju vazhdua mandati si Drejtor ekzekutiv i SHSKUK, daja i Grabovcit. Aderimi i Afrim Hotit… njerëz të përfshirë në skandale që Veseli me Fillimin e Ri pretendon që nuk ko me pas njerëz të skandaleve në qeverisjen e re”, tha Olluri, duke shtuar se në listë ka edhe njerëz që i përkasin siç thotë ai, një ‘Fillimit të vjetër’, duke marr shembull djalin e Sami Lushtakut, Mërgimin e disa të tjerë./21Media

Back to top button