Delawie: Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të qëndrojnë nesër për vizitë në Kosovë dhe në Serbi. Temë e kësaj vizite pritet të jetë tejkalimi i tensioneve Kosovë Serbi, pasi takimi i fundit Kurti-Vuçiq nuk rezultoi me marrëveshje.
Edhe pse në takimin me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, nuk u pajtuan për një marrëveshje për targat dhe dokumentet, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është optimist se deri më 1 shtator shpreson të arrihet marrëveshja. Thotë se Serbia  do t’i ndaloj persekutimet që po i bënë Qeveria Kurti serbeve në Kosovë. Madje, Vuçiq deklaroi se: “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia”.
“E para detyrë themelore ishte të bënim gjithçka që ishte e mundur për të ruajtur paqen”, tha ai.
Ndaj kësaj deklarate, reagoi ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.
“Vuçiq, “Luftënxitës në Ballkan”. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR-i, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëj punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, tha ai./21Media
(Përgatiti: Burim Zariqi)

Back to top button