Arrestimi i rusëve në Gramsh, “Inteligjenca ruse intensive dhe agresive në Ballkan”

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi i tha RTv21 se prapa ngjarjes në Gramsh të Shqipërisë qëndron inteligjenca ruse. Sipas tij, Rusisë nuk po i mjafton lufta që po zhvillon në Ukrainë dhe se po synon që të destabilizojë vendet e Ballkanit përmes aleatëve të saj, siç janë Serbia dhe Republika Serbe e Bosnjës.

Por, për Drejtorin e Institutit për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi reagimi i autoriteteve të Shqipërisë lidhur me ngjarjen në Gramsh ishte i vonshëm.

Të dy ekspertët i kanë bere thirrje autoriteteve në Kosovë që të koordinojnë veprimet e tyre me faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in në mënyrë që të mos lejohet destabilizimi i veriut në kohën kur pritet zbatimi i reciprocitetit me Serbinë./21Media

(Përgatiti: Ilir Berisha, kamera: Ilir Gorani)

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button