Delegacioni i Dhomës së përfaqësuesve në Maqedoni

U diskutua për përforcimin e ligjit në Maqedoni

Një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit. Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva.

Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat, Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA.

Gjatë takimeve, delegacioni diskutoi përforcimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, bashkëpunimin ushtarak, dhe procesin për formimin e qeverisë, shkruan TV21./21Media

Back to top button