Delegacioni i Kosovës në Hagë diskuton për vizitat familjare të të paraburgosurve

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, bashkë me Administratoren, Fidelma Donlo, sot janë takuar me zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DHSK.
Ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DHSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e Dhomave.
“Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat relevante ndërkombëtare. Delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqi”, thuhet në njoftimin e DHSK-së.
Kjo vizitë vjen pas një takimi mirësjelljeje që Kryetarja dhe Administratorja e DHSK-së patën me ministren e Drejtësisë të Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021./21Media

Back to top button