Delegacioni i lartë amerikan në Beograd takohet me Vuçiqin

Ndihmëssekretarja amerikane të Shtetit për Evropë, Karen Donfried e cila po e kryeson delegacionin amerikan të departamentit të Shtetit, është pritur sot në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq
I pranishëm në takim ishte edhe Emisari për Ballkanin Gabriel Escobar dhe ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Delegacioni amerikan ka qëndruar dje në Prishtinë, ku janë takuar me presidenten Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkaq nesër do ta vizitojnë edhe Bosnjen, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi./21Media
Back to top button