Delegacioni nga Forumi Izraelit viziton Ministrinë e Mbrojtjes

Sot, Ministrinë e Mbrojtjes e vizituan delegacionin nga Forumi Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri (IDSF/Habithonistim).
Në këtë takim u bisedua lidhur me çështjet me interes të përbashkët, si dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të dy vendeve tona.
Ndër temat kyçe të takimit ishin edhe solidarizimi me vlerat e ndërsjella kulturore dhe nacionale, në periudha të ndryshme historike, si dhe për integrimin e përvojave shtetërore izraelite, në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore të Kosovës.
Më pas, delegacioni nga Izraeli njoftoi mbi procesin e zhvillimit, organizimit, strukturës dhe funksionimit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, informacione këto shumë të rëndësishme për delegacionin tonë për të identifikuar modelet e duhura për integrim në procesin zhvillimor të FSK-së./21Media

Back to top button