Delegacioni ukrainas mbërrin në Turqi për bisedime

Një delegacion ukrainas ka mbërritur në Stamboll të Turqisë për bisedimet e paqes me homologët e tyre rusë.
Delegacioni kryesohet nga ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov si dhe Mikhail Podolyak, kreu i zyrës së presidentit.
Grupi thotë se përparësia e tyre kryesore është sigurimi i një armëpushimi, megjithëse ka skepticizëm nëse kjo ka të ngjarë, transmeton rtv21.tv.
Bisedimet ballë për ballë, të parat në më shumë se dy javë, do të priten nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00 të martën.
Ndër të tjera, Rusia po kërkon që Ukraina të braktisë çdo synim për t’u bashkuar me NATO-n – një çështje për të cilën Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Çështje të tjera të mprehta që priten të diskutohen përfshijnë fatin e rajoneve të kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës, si dhe statusin e Krimesë, e cila u aneksua zyrtarisht nga Rusia në vitin 2014./21Media

Back to top button