Delegimi i kompetencave te Cakaj, Meta: Nuk ndërhyj në punët e qeverisë dhe PS-së

Meta ka deklaruar se do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar këtë të mërkurë vendimin e kryeministrit, Edi Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri Gent Cakaj.

Nga Kamza, ku ka marrë pjesë në një aktivitet Meta ka thënë para gazetarëve se ky është një veprim, që i takon çështjes së organizimit të brendshëm të PS-së dhe nuk i takon presidentit.

Meta ka deklaruar se ai do të vijojë të respektojë Kushtetutën dhe se i ka të qarta kompetencat e tij se kujt ia delegon autoritetin kushtetues për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton vizionplus.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.”, ka thënë Meta.

Zv/ministri, Gent Cakaj është deleguar nga ana e kryeministrit, Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Back to top button