Deliu-Kodra: Polici u suspendua, por nuk ka asnjë reagim për deklaratën e Prindon Sadriut
Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se presidentja Vjosa Osmani po heshtë karshi deklaratës së frikshme të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, i cili mediat i quajti “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot tha se është alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë.
Sipas AGK-së, akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë./21Media