Deliu-Kodra: Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani po kthehet në muze

Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani i cili u vra më 17 mars të vitit 1999 nga forcat serbe, iniciativë të vajzës Teuta Elshanit po kthehet në muze.

Këtë e bëri të ditur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e cila tha se ajo dhimbjen e saj po e kthen në forcë për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babanë e saj.

“Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 mars të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.

Tutje, Deliu shtoi se pas luftës Tetuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë.

“Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetoj brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës. Teuta ti ndjehu gjithmonë krenare me babain, ashtu siç, padyshim, edhe ai do të ndjehej me ty. Faleminderit për librin dhe bisedën frymëzuese!”, përfundon Deliu.

Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 prill të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha./21Media

Back to top button