Deliu-Kodra: Urani Ismaili i dha shpirt fushatës së PDK-së

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra pas shkuarjes në balotazh mes kandidatit për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitisë dhe kandidatit nga radhët e LDK-së, Përparim Ramës tha në Argument Plus në RTV21 se kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili që në fillim është përcaktuar se do të punojë për kryeqytetin.
“Ajo çfarë i dalloi kandidaturat e Uran Ismailit dhe Arben Vitisë ishte njëri i cili një kohë të gjatë ushtroi mandatin e ministrit dhe nuk dihej nëse po kryen rolin e ministrit në rrethana të pandemisë apo do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, përderisa kemi pa një shembull të Uranit i cili që në start është përcaktuar se do të punojë thellësisht”, tha Deliu-Kodra.

Ndërsa, Ismajli doli i treti sipas rezultateve të KQZ-së, a ishte i pritshëm ky rezultat?
“Garën e Uran Ismailit me listën e tij e kam parë me një dimension komplet tjetër, d.m.th një qasje e re e PDK-së, një ofertë e jashtzakonshme. Urani i ka dhënë shpirt fushatës së PDK-së”, shtoi tutje Deliu-Kodra./21Media

Back to top button